IFIAR – Seminari i 17’të i Inspektimit

#IFIAR mbledh në #Indonezi vendet anëtare, #BMP: Praktikat më të mira në metodologji forcojnë #INSPEKTIMET Bordi i Mbikëqyrjes Publike mori pjesë në Seminarin e 17-të të #Inspektimit të IFIAR, zhvilluar më 7-9 Mars 2023, në #Indonezi Në seminar morën pjesë 120 pjesëmarrës nga pothuajse 40 vende anëtare, të cilët ndanë përvojat në çështjet që lidhen…

Read article
Takimi Plenar i IFIAR

Bordi i Mbikëqyrjes Publike, anëtar i IFIAR – International Forum of Independent Audit Regulators (Forumi Ndërkombëtar i Rregullatorëve të Pavarur të Auditimit) që prej vitit 2011, mori pjesë në Takimin Vjetor Plenar të zhvilluar në

Read article
Trajnime SKK/SNK

Në këtë moment të dorëzimit të produktit final të këtij aktiviteti mendoj së është momenti edhe për të bërë disa vlerësime për dobinë dhë efektivitetin e realizimit të këtij produkti dhe për të nxjerrë disa mësime që mund të vlejnë në proçese të ardhme të programimit apo të ndërhyrjevë. Më lejoni të vendos në fokus disa nga momentet që i konsideroj të rënd

Read article
CFRR Prill 2018

Qendra e Bankës Botërore për Reformën e Raportimit Financiar (CFRR) mblodhi së bashku në Vjenë më 26 dhe 27 prill 2018 pjesëmarrës nga secili nga vendet e dy projekteve rajonale: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina si pjesë e Përforcimit të Auditimit dhe Raportimit në Vendet e Partneritetit Lindor (STAREP) dhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia si pjesë e Rrugës për në Evropë: Programi i Reformës së Kontabilitetit dhe Forcimit Institucional (EU-REPARIS). Shqipëria u përfaqsua nga : Z. Dritan Fino - Kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike Zj. Adriana Berberi - Anëtare e Bordit të Mbikëqyrjes Publike Z. Aldo Spahiu - Konsulent, Bordi i Mbikëqyrjes Publike Z. Sotiraq Dhamo - Kryetar i IKM, Organizatat Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar Z. Hysen Cela - Kryetar i KD, IEKA Z. Teit Gjini- Anëtar, Auditues Ligjor, anëtar i asamblesë së IEKA Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte rritja e njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me sistemet e sigurimit të cilësisë së auditimit, përmes prezantimeve dhe diskutimeve rreth parimeve kyç të mbikëqyrjes së auditimit dhe proceseve të sistemeve të sigurimit të cilësisë. Çështja e cilësisë së auditimit mbetet thelbësore për besimin e publikut në auditim. Ndërsa zbatimi i cilësisë së auditimit është në faza të ndryshme në vendet pjesëmarrëse në të dy programet, mbeten shqetësime, si për ato auditime që bien nën standardet e kënaqshme ashtu dhe për ritmin e përmirësimit. Sa më siper u konkludua se ka një interes të madh për nismat për të çuar më mirë cilësinë e auditimit.

Read article
CFRR Tetor 2017

Avancimi në rregullimin e Kontabilitetit dhe Auditimit: Workshop për vendet e STAREP dhe EU-REPARIS CFRR, BB, 24-25 Tetor 2017, Vienë Qëndra e Bankës Botërore për Reformën e Raportimit Financiar (CFRR) në Vjenë më 24 dhe 25 tetor 2017, shqyrtoi rolin e rregullimit të kontabilitetit dhe auditimit dhe në mënyrë specifike se sa forcimi më i mirë mund të

Read article