Komisioni i Rishikimit përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë profesionistë, ndër të cilët 2 (dy) janë juristë dhe 3 (tre) të përzgjedhur nga profesionistë të fushës së kontabilitetit, auditimit, fiskale, e të menaxhimit, ku një prej tyre është anëtar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike, të cilët plotësojnë kërkesat e parashikuara në rregulloren e BMP-së Nr. 2, datë 20.02.2018, e ndryshuar.
Disa prej kompetencave të këtij komisioni janë verifikimi i hartuesit dhe korrigjuesit, që propozohen nga KPAP, përzgjedhja e rishikuesve të cilësisë së hartimit të tezës , përzgjedhja e grupit të tretë të korrigjuesve (rishikuesve që do bëjnë korrigjimin cilësor) që angazhohen në rishikimin e rasteve të fletoreve të korrigjuara për të gjitha diferencat mbi 5% të totalit të pikëve të tezës, që rrjedhin nga procesi i korrigjimit të dy grupeve paralele të korrigjuesve; realizimin e rishikimit administrativ.