Sezoni 2020/2021

Njoftohen të gjithë të interesuarit për të aplikuar si hartues të provimeve të aftësive profesionale në disiplinat:

–  “Procedurat e punës për auditimin e pasqyrave financiare, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare të auditimit”- datë 16 janar 2021;

–  “Zbatimi i modeleve të duhura të organizimit dhe drejtimit, kontrolli i brendshëm i njësive ekonomike të biznesit dhe përdorimi i sistemeve të informacionit dhe të informatikës”- datë 30 janar 2021;

–  “Qeverisja e shoqërive tregtare dhe zbatimi në praktikë i kërkesave të etikës profesionale dhe të biznesit”- datë 13 shkurt 2021.

shiko këtu…

Njoftohen të gjithë të interesuarit për të aplikuar si hartues të provimeve të aftësive profesionale në disiplinat : “Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, të drejtën penale, legjislacionit tregtar dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë, në masën që këto i interesojnë profesionit të auditimit ligjor të pasqyrave financiare” dhe “Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë”. shiko këtu…

  • Lista e aplikantëve të regjistruar

      Sezoni 2020/2021

SEZONI I RI I PROVIMEVE

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për marrjen e titujve Auditues Ligjor dhe Kontabilist i Miratuar në sezonin e vitit 2020, se tarifa e regjistrimit në provime do të bëhet në llogarinë bankare me detajet e mëposhtme:

Banka: Banka Kombëtare Tregtare (BKT)
Emërtimi i llogarisë: Bordi i Mbikëqyrjes Publike
Nr. i llogarisë: 434003100
IBAN: AL4520511344003100CLOTCLALLI
Përshkrimi: Tarifë regjistrimi në provimet AL/KM
Shuma: 5,000 lekë

Lutem dërgoni një kopje të mandatit të pagesës në adresën elektronike info@bmp.al.

Për çdo paqartësi mund të drejtoheni pranë sekretarisë teknike të KPAP në adresën: info@ieka.al dhe në nr. e tel: +355 4 23 46 077, si dhe pranë BMP-së në adresën: info@bmp.al dhe në nr. e tel: +355 4 562 8441