BORDI I MBIKËQYRJES PUBLIKE

Bordi i Mbikëqyrjes Publike, me statusin e një autoriteti rregullator të pavarur, u krijua për të realizuar mbikëqyrjen publike dhe për të siguruar që audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit janë subjekt i një sistemi që jep siguri për cilësinë. Mbikëqyrja e profesionit të audituesve ligjorë dhe shoqërive audituese realizohet nga bordi, si drejtpërdrejt, duke mbikëqyrur të gjithë audituesit ligjorë dhe shoqëritë audituese, ashtu edhe përmes mbikëqyrjes së veprimtarisë së organizatës profesionale të audituesve ligjorë.

Objektivat strategjike

Rritja e besimit të publikut në cilësinë e raportimit financiar dhe krijimi i një mjedisi transparent dhe të mirë mbikëqyrur lidhur me shërbimet që ofrojnë profesionistët kontabël dhe rolin e organizatave profesionale subjekt i mbikëqyrjes.

Partnerët

Angazhimi me partnerët është një proces i vazhdueshëm nëpërmjet të cilit dëshirojmë të ndërtojmë besimin në publik. Partnerët janë një mbështetje e rëndësishme për arritjen e qëllimeve të Bordit të Mbikëqyrjes Publike.
BMP Anëtar pranë IFIAR
International Forum of Independent Audit Regulators (Forumi Ndërkombëtar i Rregullatorëve të Pavarur të Auditimit)
CFRR – The World Bank
Qendra e Reformave për Raportimin Financiar (CFRR), pjesë e praktikës Globale të Qeverisjes së Bankës Botërore.