Avancimi në rregullimin e Kontabilitetit dhe Auditimit: Workshop për vendet e STAREP dhe EU-REPARIS
CFRR, BB, 24-25 Tetor 2017, Vienë
Qëndra e Bankës Botërore për Reformën e Raportimit Financiar (CFRR) në Vjenë më 24 dhe 25 tetor 2017, shqyrtoi rolin e rregullimit të kontabilitetit dhe auditimit dhe në mënyrë specifike se sa forcimi më i mirë mund të ndihmojë në përmirësimin e përputhshmërisë me standardet e auditimit . Gjithashtu u konsiderua kontributi i raportimit jofinanciar dhe sigurimin e kërkesave adekuate.
Pjesëmarrësit e seminarit përfaqësuan secilin nga vendet e dy projekteve rajonale CFRR: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina si pjesë e Forcimit të Auditimit dhe Raportimit në Vendet e Partneritetit Lindor (STAREP) dhe Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë , Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia si pjesë e Rrugës për në Evropë: Programi i Reformës së Kontabilitetit dhe Forcimit Institucional (EU-REPARIS).
Shqipëria u përfaqsua nga :
Z. Dritan Fino – Kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike
Zj. Adriana Berberi – Anëtare e Bordit të Mbikëqyrjes Publike
Z. Aldo Spahiu – Konsulent, Bordi i Mbikëqyrjes Publike
Zj. Lirola Keri – Konsulent, Bordi i Mbikëqyrjes Publike
Z. Hysen Cela – Kryetar i KD, IEKA
Z. Elton Tirana- Anëtarë , IEKA
Z. Keler Gjika, WB
Qëllimi kryesor i seminarit ishte përmirësimi i njohurive për rolin dhe praktikat e mbikëqyrjes publike të auditimit dhe sistemeve të sigurimit të cilësisë, duke përfshirë raportimin e tyre; dhe të shqyrtojë elementet e raportimit jofinanciar të përgatitur nga kompanitë që operojnë në Bashkimin Evropian (BE).