IFIAR – Seminari i 17’të i Inspektimit

Foto-IWorkshop

#IFIAR mbledh në #Indonezi vendet anëtare, #BMP: Praktikat më të mira në metodologji forcojnë #INSPEKTIMET

Bordi i Mbikëqyrjes Publike mori pjesë në Seminarin e 17-të të #Inspektimit të IFIAR, zhvilluar më 7-9 Mars 2023, në #Indonezi

Në seminar morën pjesë 120 pjesëmarrës nga pothuajse 40 vende anëtare, të cilët ndanë përvojat në çështjet që lidhen me

➖ zhvillimet globale të auditimit

➖ standardet e kontrollit të cilësisë

➖ inspektimet dhe mbikëqyrjen e auditimit ligjor

Temat e prekura mbi procesin e inspektimit u fokusuan në zhvillimin e #metodologjive të reja për të mësuar dhe përfituar nga praktikat më të mira mes vendeve

Rëndësi iu kushtua “shkëmbimit të informacionit”, me qëllim identifikimin e praktikave më të mira në inspektimin e shoqërive të auditimit. Gjithashtu, promovon qëndrueshmëri më të madhe midis rregullatorëve