Fjala e Kryetarit të Bordit të Mbikëqyrjes Publike, Z. Dritan Fino:
Në këtë moment të dorëzimit të produktit final të këtij aktiviteti mendoj së është momenti edhe për të bërë disa vlerësime për dobinë dhë efektivitetin e realizimit të këtij produkti dhe për të nxjerrë disa mësime që mund të vlejnë në proçese të ardhme të programimit apo të ndërhyrjevë. Më lejoni të vendos në fokus disa nga momentet që i konsideroj të rëndësishme duke filluar nga faza e planifikimit e dëri sot kur kemi rezultatet e këtij aktiviteti dhe kemi një vlerësim të përafërt për impaktin e tij.
Dukë e nisur këtë vlerësim apo analizë paraprake, dua të kujtoj se sigurisht që duke diskutuar nga pozitat e drejtimit të projektit apo të Bordit të Mbikëqyrjes Publike, nuk jam i çliruar nga kufizimet e natyrshme të çdo vlerësimi të brendshëm. Sidoqoftë, do të përpiqem të sjell në fokus disa momente që na shërbejnë për të kuptuar dobinë e këtij aktiviteti dhe projektimin e tij në të ardhmen.
Ky aktivitet, pra nevoja për një trainim masiv të kontabilistëve, përveç se nga nevoja e përgjithshme për forcimin e profesionit kontabël në tërësi, u dizenjua edhe si pasojë e konstatimeve të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit i cili kishte identifikuar, (pavarësisht se aktualisht operon në mungësë të instrumenteve për kërkim të thellur), mungesë njohurish në lidhje më Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të aprovuara rishtazi nga Ministria e Financave. Nga diskutimet me komunitetin e profesionistëve kontabël të përfaqësuar nga organizatat kontabël, ky konstatim u konfirmua dhe një trainim masiv mbeti si alternativa e vetme për një alokim eficient të fondeve në kuadrin e komponentit të edukimit kontabël. Dua të kujtoj se që në fillim ishte e qartë që ky trainim nuk do të mbulonte gjithë nevojat e kontabilistëve për shkak të burimeve të kufizuara dhe u konceptua si një aktivitet pilot i cili duhej të replikohej në vijimësi nga struktura profesionale të qëndrueshme nesë do të kishte sukses.
Sot në përfundim të këtij aktiviteti jemi në gjendje të bëjmë disa konkluzione dhe vlerësime në lidhje me dobinë e këtij aktiviteti dhe të nxjerrim disa mësime që mund të na vlejnë në të ardhmen në vijimin e reformës për përmirësimin e raportimit financiar.
• Vlerësimi i nevojave i bërë në bashkëpunim me Bankën Botërore, pavarësisht se në mungesë të instrumenteve shkencorë të kërkimit, rezultoi i saktë dhe gjatë zbatimit të projektit u konstatua një kërkesë për pjësëmarrje për trajnim që i kapërceu tërësisht parashikimet dhe mundësitë e ofruara nga burimet e alokuara.
• U evidentua së ekzistojnë burimet e nëvojshme njerëzore për hartimin dhe zbatimin e programeve të mëdha të edukimit në fushën e kontabilitetit dhe më duhet të theksoj se ka qenë sfidë për gjithë menaxhimin e projektit dhe aktivitetit optimizimi i zgjedhjeve të trainerëve dhe hartuesve të kurrikulave të trainimit.
• U konstatua se sot Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit me mbështetjen e projektit dhe kompanisë konsulente, ka kapacitetet të zhvillojë kërkime dhë vlerësime të nevojave dukë përdorur metoda kërkimi të avancuara. Dua të kujtoj së anketimet e kryera mundësuan kalibrimin e programeve të trainimit duke shënjuar drejt njohurive më të kërkuara nga tregu dhe aty ku mungesat dhe paqartësitë ishin më të mëdha.
• U konstatua se ka eksperiencë të mjaftueshmë dhe kapacitete operacionale për zbatimin e programeve të trainimit.
• Njohuritë e marra në këto trainime u konsideruan të dobishme jo vetëm në raport me formimin teorik të kontabilistëve por edhe me aplikimin e menjëhershëm në praktikë në përgatitjen e pasqyrave financiare të vitit që kaloi.
Nga ana tjetër, më duhet të vendos në pah edhe kufizimet e këtij aktiviteti në mënyrë që në të ardhmen të arrijmë në vendimmarrje sa më racionale dhe efektive.
• Skema të ndërhyrjes me programe trainimi të tipit ad-hoc, nuk e zgjidhin përfundimisht nevojen që ekziston tek komuniteti i kontabilistëve për të ngritur kapacitetet dhe për t‘u përditësuar me njohuritë e reja. Kjo pasi është e pamundur dhe jo eficiente që një program të tillë ta zgjasësh gjatë në kohë për shkak të kufizimit të burimeve dhe për shkak të faktit që programet e trainimeve duhet të përditësohen vazhdimisht në përputhje me ndryshimet në treg dhe në standarde.
• Këto lloj aktivitetesh të bazuara në projekt nuk të lejojnë të zhvillosh kapacitete trainuese që do të ngrenë vazhdimisht cilësinë e programeve të tyre dhe të mësimdhënies, pasi edhe përzgjedhja e tyre do të ishte rastësore, pra jo e menaxhueshme dhe e kontrolluar.
• Nuk është pozitive dhe etike dhe mund të dëmtojë konkurrencën e drejtë brenda profesionit që një grupi të komunitetit kontabël, pavarësisht se jo qëllimisht, por për shkak të kufizimeve të aktivitetit, t‘i jepet avantazhi për zhvillim profesional dhe pa kosto kundrejt pjesës tjetër që nuk mundi të marrë pjesë në trainime.
Në dritën e analizës të mësipërme, kthehem edhe një herë në pikën e fillimit, atë të planifikimit të aktivitetit kur u mendua se suksesi i vërtetë do të ishte replikimi i një trainimi në të gjithë vendin dhe për të gjithë kontabilistët. Kjo sjell sot në fokus nevojën për struktura të përshtatshme që të ofrojnë këtë shërbim për komunitetin duke u bazuar edhe në kuadrin legjislativ shqiptar, por edhe në praktikat më të mira ndërkombëtare, zgjidhja gjendet te aftësitë vëtërregulluese të komunitetit të kontabilistëve dhe eficencës së organizimeve të tyrë në organizata profesionale.
Duke e parë edhe nga perspektiva e Bordit të Mbikëqyrjes Publike, që është përgjegjës për udhëheqjen e profesionit të Kontabilistit të Miratuar, me qëllim sigurimin e cilësisë të raportimit financiar, një zgjidhje afatgjatë, e qëndrueshme dhe që optimizon përdorimin e burimeve gjendet tek zhvillimi i programeve të edukimit të vijueshëm profesional. Këto programe janë një detyrë e organizatave të profesionistëve kontabël dhe që duhet të zhvillohën në përputhje me standardet ndërkombëtare që aktualisht ligjvënësi i ka vëndosur si detyrim ligjor në ligjin e auditimit nr. 10091, datë 05.03.2009, i ndryshuar dhe po ashtu organizatat duhet t‘i kenë të materializuara në dokumentet e tyre të brendshme rregullatore. Ndërkohë, kryerja e këtij aktiviteti, kërkesa e paplotësuar, vërtetojnë nevojën për një aktivizim të menjëhershëm të rolit të profesionit që të organizohet në mënyrën e përshtatshme për të plotësuar nevojat e veta.
Pa dashur të përsëris analizën e mësipërme, është qartësisht një zgjidhje strategjike për komunitetin e kontabilistëve ndërtimi i një programi vital dhe konsistent në kuadrin e organizimit profesional të kontabilistëvë që do të sigurojë në mënyrë të qëndrueshme dhe efektive ngritjen e nevojshme profesionale të Kontabilistëve të Miratuar dhe përditësimin e njohurive të tyre përmes plotësimit të kuotës të përvitshme të detyrueshme të orëve të Edukimit të Vijueshëm Profesional.
Bordi i Mbikëqyrjes Publike si pjesë të strategjisë së tij për rritjen e cilësisë në fushën e raportimit financiar të prodhuar nga Kontabilistët e Miratuar, do të mbështesë profesionin për ndërtimin e një programi sa më të plotë të zhvillimit të vijueshmë profesional dhe të mekanizmave të përditësimit të tij që ta bëjnë sa më të qëndrueshëm dhe të dobishëm për komunitetin e kontabilistëve. Por, përgjegjësia përfundimtare në këtë rast i mbetet vetë komunitetit.