Anëtar në Organizmat Ndërkombëtare
BMP Anëtar pranë IFIAR – International Forum of Independent Audit Regulators (Forumi Ndërkombëtar i Rregullatorëve të Pavarur të Auditimit)
Në 12 shtator 2011 është miratuar aplikimi i Bordit të Mbikëqyrjes Publike për t’u bërë anëtar i IFIAR – Forumi Ndërkombetar i Mbikëqyrësve Publikë (International Forum of Independent Audit Regulators).
Objektivat e IFIAR janë:
- Të shkëmbejnë njohuritë dhe eksperiencën në fushën e auditimit me qëllim kryesor kontrollin e cilësisë së audituesve dhe firmave të auditimit.
- Të promovojnë bashkëpunimin në aktivitetin rregullues midis anëtarëve të IFIAR.
- Mundësimi i një platforme dialogu me organizata të tjera ndërkombëtare që kanë një interes për cilësinë e auditimit.