Bordi i Mbikëqyrjes Publike, me statusin e një autoriteti rregullator të pavarur, u krijua për të realizuar mbikëqyrjen publike dhe për të siguruar që audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit janë subjekt i një sistemi që jep siguri për cilësinë. Mbikëqyrja e profesionit të audituesve ligjorë dhe shoqërive audituese realizohet nga bordi i mbikëqyrjes publike, si drejtpërdrejt, duke mbikëqyrur të gjithë audituesit ligjorë dhe shoqëritë audituese, ashtu edhe përmes mbikëqyrjes së veprimtarisë së organizatës profesionale të audituesve ligjorë.
Qëllimi i sistemit të mbikëqyrjes publike të audituesve ligjorë dhe të shoqërive audituese është të rrisë sigurinë, që auditimet ligjore kryhen në një mjedis transparent, të kontrolluar dhe të kujdesshëm e në shërbim të interesit publik.
Përgjegjësitë
- Harton rregullat e funksionimit të Komisionit të Provimeve të Aftësisë Profesionale dhe të Komitetit të Regjistrimit të audituesve ligjorë dhe shoqërive audituese, të cilat i paraqiten për miratim autoriteteve të parashikuara në këtë ligj
- Mbikëqyr, monitoron dhe vlerëson zbatimin e procedurave të testimit dhe regjistrimit të audituesve ligjorë dhe të shoqërive audituese.
- Miraton formatin e regjistrit publik të audituesve ligjorë dhe të shoqërive audituese, të regjistruara nga Komiteti i Regjistrimit, si dhe mbikëqyr respektimin e rregullave, në lidhje me numrin e identifikimit të audituesve ligjorë në regjistër.
- Miraton kodin e etikës të audituesve ligjorë e të shoqërive audituese, të përgatitur dhe të propozuar nga organizata profesionale e audituesve ligjorë dhe mbikëqyr zbatimin e standardeve të këtij kodi.
- Mbikëqyr kontrollin e cilësisë, që realizohet nga organizata profesionale e audituesve ligjorë.
- Mbikëqyr programet dhe kualifikimin e vazhdueshëm profesional të audituesve ligjorë.
- Miraton rregulloret e investigimit dhe të procedurave për marrjen e masave disiplinore.
- Kur e gjykon të nevojshme, kryen investigime shtesë për audituesit ligjorë dhe shoqëritë audituese.
- Shqyrton dhe merr vendim për ankesat e bëra nga kandidatët, në lidhje me regjistrimin e tyre;
- Miraton dhe publikon programet vjetore të punës dhe raportet e veprimtarive të tij;
- Shqyrton dhe merr vendim për rastet e shkeljeve disiplinore, që janë kompetencë e tij;
- Shqyrton dhe merr vendim për aspekte apo çështje të tjera, të parashikuara në këtë ligj, që janë brenda objektit të veprimtarisë së tij.
- Bordi miraton statutet e organizatave profesionale në fushën e kontabilitetit dhe mbikëqyr organizimin dhe funksionimin e tyre.
Misioni dhe vizioni
Organet Drejtuese
Struktura organizative dhe mbështetëse
Llogaritë bankare të BMP-së
Misioni dhe vizioni
Misioni
Rritja e sigurisë në auditimet ligjore të cilat kryhen në një mjedis transparent, të kontrolluar dhe të kujdesshëm e në shërbim të interesit publik si dhe përmirësimin e cilësisë së raportimit financiar.
Objektivat strategjike të BMP
- Rritja e besimit të publikut në cilësinë e raportimit financiar dhe krijimi i një mjedisi transparent dhe të mirë mbikëqyrur lidhur me shërbimet që ofrojnë profesionistët kontabël dhe rolin e organizatave profesionale subjekt i mbikëqyrjes.
- Bashkërendimi i veprimtarisë me të gjitha institucionet dhe rregullatorët apo autoritetet e tjera në funksion të mbrojtjes së interesit të publikut.
- Bashkërendimi i veprimtarive me institucionet e tjera homologe rajonale dhe ndërkombëtare më fokus përmirësimin e praktikave dhe sistemit të mbikëqyrjes.
Organet Drejtuese
Organet drejtuese të Bordit të Mbikëqyrjes Publike
Organet e Bordit të Mbikëqyrjes Publike përbëhen nga kryetari, anëtarët e bordit, drejtori ekzekutiv dhe struktura mbështetëse.
Anëtarët e Bordit emërohen nga Ministri i Financave, me një mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se dy herë.
Përbërja e Bordit të Mbikqyrjes Publike, miratuar me urdhër të Ministrit të Financave nr. 29/1 , datë 01.12.2021 “PËR EMËRIMIN DHE MANDATIMIN E KRYETARIT DHE ANËTARËVE TË BORDIT TË MBIKËQYRJES PUBLIKE”, është si më poshtë:
- Dritan FINO (Kryetar)
- Adriana BERBERI (Anëtar)
- Luan ABAZI (Anëtar)
- Martin MICI (Anëtar)
- Gjergji DURO (Anëtar)
Struktura organizative dhe mbështetëse
1. Kodi i Etikës
2. Struktura Organizative
3. Struktura mbështetëse
Struktura Mbështetëse funksionon në përputhje me ligjin nr. 10091, datë 5.3.2009 , VKM nr. 786, datë 9.11.2016 dhe kuadri rregullator në fuqi.
Pjesë e strukturës mbështetëse janë komisionet, komitetet dhe personeli i brendshëm që përfshin inspektoret dhe stafin administrativ.
Llogaritë bankare të BMP-së
BANKA KOMBËTARE TREGTARE (BKT)
Emërtimi: Bordi i Mbikëqyrjes Publike
Nr.i llogarisë: 434003100
IBAN: AL4520511344003100CLOTCLALLI
CREDINS BANK (ALL)
Emërtimi: Bordi i Mbikëqyrjes Publike
Nr.i llogarisë: C0100001025398
IBAN: AL11212115730000000001025398
CREDINS BANK (EUR)
Emërtimi: Bordi i Mbikëqyrjes Publike
Nr.i llogarisë: C0100001025401
IBAN: AL27212115730000000001025401