Articles

30 Prill, 2018

CFRR Prill 2018

Qendra e Bankës Botërore për Reformën e Raportimit Financiar (CFRR) mblodhi së bashku në Vjenë më 26 dhe 27 prill 2018 pjesëmarrës nga secili nga vendet e dy projekteve rajonale: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina si pjesë e Përforcimit të Auditimit dhe Raportimit në Vendet e Partneritetit Lindor (STAREP) dhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia si pjesë e Rrugës për në Evropë: Programi i Reformës së Kontabilitetit dhe Forcimit Institucional (EU-REPARIS). Shqipëria u përfaqsua nga : Z. Dritan Fino - Kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike Zj. Adriana Berberi - Anëtare e Bordit të Mbikëqyrjes Publike Z. Aldo Spahiu - Konsulent, Bordi i Mbikëqyrjes Publike Z. Sotiraq Dhamo - Kryetar i IKM, Organizatat Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar Z. Hysen Cela - Kryetar i KD, IEKA Z. Teit Gjini- Anëtar, Auditues Ligjor, anëtar i asamblesë së IEKA Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte rritja e njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me sistemet e sigurimit të cilësisë së auditimit, përmes prezantimeve dhe diskutimeve rreth parimeve kyç të mbikëqyrjes së auditimit dhe proceseve të sistemeve të sigurimit të cilësisë. Çështja e cilësisë së auditimit mbetet thelbësore për besimin e publikut në auditim. Ndërsa zbatimi i cilësisë së auditimit është në faza të ndryshme në vendet pjesëmarrëse në të dy programet, mbeten shqetësime, si për ato auditime që bien nën standardet e kënaqshme ashtu dhe për ritmin e përmirësimit. Sa më siper u konkludua se ka një interes të madh për nismat për të çuar më mirë cilësinë e auditimit.

View details