BMP - WB - EU FINSTAR
BORDI I MBIKËQYRJES PUBLIKE
Bordi i Mbikëqyrjes Publike, me statusin e një autoriteti rregullator të pavarur, u krijua për të realizuar mbikëqyrjen publike dhe për të siguruar që audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit janë subjekt i një sistemi që jep siguri për cilësinë. Mbikëqyrja e profesionit të audituesve ligjorë dhe shoqërive audituese realizohet nga bordi, si drejtpërdrejt, duke mbikëqyrur të gjithë audituesit ligjorë dhe shoqëritë audituese, ashtu edhe përmes mbikëqyrjes së veprimtarisë së organizatës profesionale të audituesve ligjorë.
Objektivat strategjike
- Rritja e besimit të publikut në cilësinë e raportimit financiar dhe krijimi i një mjedisi transparent dhe të mirë mbikëqyrur lidhur me shërbimet që ofrojnë profesionistët kontabël dhe rolin e organizatave profesionale subjekt i mbikëqyrjes.
- Bashkërendimi i veprimtarisë me të gjitha institucionet dhe rregullatorët apo autoritetet e tjera në funksion të mbrojtjes së interesit të publikut.
- Bashkërendimi i veprimtarive me institucionet e tjera homologe rajonale dhe ndërkombëtare më fokus përmirësimin e praktikave dhe sistemit të mbikëqyrjes.
Partnerët
BMP Anëtar pranë IFIAR
International Forum of Independent Audit Regulators (Forumi Ndërkombëtar i Rregullatorëve të Pavarur të Auditimit)
CFRR – The World Bank
Qendra e Reformave për Raportimin Financiar (CFRR), pjesë e praktikës Globale të Qeverisjes së Bankës Botërore.