Përgatitja për sfida të reja duke forcuar strukturat e brendshme

Workshop_trjanim_stafi

Më 2 Shtator 2025, Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) zhvilloi një ditë të dedikuar forcimit të kapaciteteve të brendshme dhe krijimit të një kulture gjithëpërfshirëse, fleksibël dhe bashkëpunuese.
Ky aktivitet kishte në fokus mirëqenien e punonjësve dhe përmirësimin e proceseve tona të brendshme, duke kontribuar në rritjen e efektivitetit organizativ në përmbushje të misionit tonë.
Një falënderim i posaçëm për trajneren Migena Gjerazi Coaching&Leadership për përvojën e ndarë dhe energjinë pozitive që e bëri këtë ditë edhe më frymëzuese.