Takimi i Grupit të Punës për Masat Shtrënguese (EWG) të IFIAR | Tiranë, Shqipëri

Bordi i Mbikëqyrjes Publike pati kënaqësinë të mirëpriste në Tiranë takimin fizik të Grupit të Punës për Masat Shtrënguese (EWG) të IFIAR, i zhvilluar më 27–28 maj 2026.

Takimi mblodhi anëtarët e EWG për diskutime, shkëmbim përvojash dhe ndarje informacioni mbi çështje me rëndësi në zbatimin efektiv të masave shtrënguese dhe mbikëqyrjes publike të auditimit.

Ndër temat e trajtuara ishin:

  • Ankimimet dhe procesi i rregullt ligjor
  • Diversiteti i tregut të auditimit dhe firmat SME
  • Përcaktimi i masave/sanksioneve
  • Etika, integriteti dhe sjellja profesionale

Falënderojmë sekretariatin e IFIAR dhe anëtarët e Grupit të Punës për Masat Shtrënguese (EWG) për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e vlefshëm gjatë takimit. Mirënjohje e veçantë për Kryetaren e Grupit të Punës, Blandine Gardey De Soos, për drejtimin dhe koordinimin e këtij aktiviteti.

Ishte privilegj për Bordin e Mbikëqyrjes Publike të priste kolegë dhe homologë ndërkombëtarë në Tiranë dhe të kontribuonte në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbikëqyrjes dhe zbatimin efektiv të masave shtrënguese.