- Rruga Ismail Qemali
Konferenca Ndërkombëtare “Empowering Internal Audit”, Tiranë 2026
Bordi i Mbikëqyrjes Publike mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Empowering Internal Audit”, organizuar nga Instituti Shqiptar i Auditorëve të Brendshëm (IIA Albania), e zhvilluar më 11 Maj 2026 në Tiranë.
Konferenca mblodhi mbi 200 profesionistë dhe ekspertë nga më shumë se 20 vende të rajonit dhe Evropës, duke krijuar një platformë të rëndësishme për diskutim profesional dhe shkëmbim përvojash mbi zhvillimet bashkëkohore në fushën e auditimit të brendshëm, qeverisjes dhe menaxhimit të rrezikut. Në fokus të sesioneve të konferencës ishin tema me rëndësi të veçantë për profesionin, si roli strategjik i auditimit të brendshëm në sektorin publik dhe privat, përputhshmëria me standardet ndërkombëtare, forcimi i sistemeve të kontrollit dhe qeverisjes, si dhe ndikimi i zhvillimeve teknologjike dhe inteligjencës artificiale në proceset e auditimit dhe mbikëqyrjes.
Aktiviteti bëri bashkë përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave ndërkombëtare, drejtues të komunitetit profesional të auditimit, si dhe ekspertë të njohur të fushës, ndër të cilët Presidenti dhe CEO i IIA Global dhe CEO e ECIIA. Pjesëmarrja e Bordit të Mbikëqyrjes Publike në këtë konferencë përforcon angazhimin institucional për bashkëpunimin në kuadër të forcimit të rolit të komitetit të auditimit, si edhe ndjekjen dhe promovimin e praktikave më të mira ndërkombëtare, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjen e nismave që kontribuojnë në rritjen e transparencës, integritetit dhe cilësisë në profesionin e auditimit.
Bordi i Mbikëqyrjes Publike vlerëson rolin dhe kontributin e IIA Albania në promovimin e standardeve profesionale dhe zhvillimin e vazhdueshëm të auditimit të brendshëm në Shqipëri dhe në rajon.