CFRR – The World Bank 

Qendra e Reformave për Raportimin Financiar (CFRR), pjesë e praktikës Globale te Qeverisjes së Bankes Botrore, punon me vende si në Europë dhe në Azinë Qëndrore për të zbatuar praktikat dhe standartet e mirëqeverisjes së korporatave dhe raportimit financiar te tyre. CFRR ofron një sërë vlerësimesh diagnostikuese, asistencë teknike, njohuri dhe shërbime në fushat e auditimit, kontabilitetit, raportimit financiar dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare në këto fusha. Partnerët përfshijnë Bashkimin Europian, Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim, Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike dhe Ministrinë Federale të Financave të Republikës së Austrisë. CFRR u krijua ne vitin 2007. Ajo e ka selinë në Vjenë, Austri ku u nënshkrua “marveshja e vendeve” në 21 Korrik 2010 midis Bankës Boterore dhe Shetit Austriak. Programet e menaxhuara nga CFRR ofrojnë këshilla profesionale, njohuri dhe asistencë për zhvillimin e kapaciteteve, shërbime analitike, zhvillim të njohurive, asistencë teknike dhe forcim institucional në fushat e raportimit financiar të korporatave. Një ndër këto programe është edhe

 

Rruga Drejt Europës: Programi për Reformën në Kontabilitetet dhe forcimi Institucional (EU-REPARIS)

 

Një program rajonal për zgjerimin e BE, ose kanditatët potencial në Europën Juglindore për t’u integruar në BE dhe tregun e tij të brendshëm në përputhshmëri me kuadrin ligjor të Be-së në fushën e raportimit financiar. I filluar në vitin 2015, ky program është i bazuar në suksesin e programit REPARIS nga viti 2008 deri në vitin 2014. Programi adreson nevojën për kuadër më të mirë institucional, në përputhje me akis dhe të harmonizuar në nivel rajonal. Ky program inkurajon profesionin e kontabilistit veçanërisht për njësitë ekonomike të vogla dhe te mesme, shërbime efektive të mbështetjes së biznesit dhe këshilla për qasjen në financë dhe përmbushjen e kërkesave rregullatore; ndihmon palët e interesit të kuptojnë më mirë marrëdhëniet midis raportimit të përmirësuar financiar dhe qasjes në financë, zhvillon rrjete mbështetëse të institucioneve midis vendeve të Evropës Juglindore, duke ndërtuar qëndrueshmëri dhe duke rritur ndërgjegjësimin për përfitimet nga reforma e raportimit financiar të korporatave.