Në datën 18 Korrik 2025, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, udhëhequr nga Kryetari Z. Dritan Fino, pati kënaqësinë të realizojë një vizitë në selinë e Association of Chartered Certified Accountants (ACCA) në Londër, në kuadër të forcimit të mbikëqyrjes së auditimit, kornizës së provimeve të aftësive profesionale, si edhe bashkëpunimit rregullator. Pjesë e delegacionit, përveç drejtuesve të BMP ishin dhe përfaqësues nga KPAP dhe Organizata Profesionale e Auditueve Ligjorë.
Prezantimet dhe diskutimet me ekipin e ACCA u fokusuan në:
🔹 Sistemet e monitorimit të cilësisë së auditimit
🔹 Investigimet dhe procedurat disiplinore
🔹 Kurrikulat dhe procesi i kualifikimit dhe provimeve të aftësive profesionale
🔹 Logjistika dhe integriteti i procesit të provimeve
Gjithashtu, një çështje e rëndësishme e diskutuar ishte dhe akreditimi i ciklit të plotë të testimeve për hyrjen në profesion, proces i cili pritet të nisë së shpejti.
Jemi mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë të ekipit të ACCA Karen Campbell, Waqas Hussain Rakesh Sharma Faye Hume, si edhe gatishmërinë për të ndarë praktikat më të mira ndërkombëtare, nëpërmjet prezantimeve të dedikuara për delegacionin nga Shqipëria.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e cilësisë së auditimit, të mbikëqyrjes efektive dhe zhvillimin e profesionit të auditimit, si edhe i hap rrugë fillimit të një marrëdhënie bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet BMP, Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë dhe ACCA.
Një falënderim i veçantë për Andreia Stanciu – Head of ACCA – Southern Europe, për mbështetjen dhe bashkëpunimin në koordinimin e kësaj vizite.