- Rruga Ismail Qemali
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Bordi i Mbikëqyrjes Publike, në cilësinë e anëtarit të IFIAR Enforcement Working Group (IFIAR EWG), do të presë në Tiranë takimin Face-to-Face 2026 të këtij Grupi Pune më 27-28 Maj 2026. Ky takim reflekton rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në rrjetin ndërkombëtar të rregullatorëve të pavarur të auditimit dhe dëshmon angazhimin tonë për zbatimin efektiv të masave shtrënguese, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe rritjen e cilësisë së auditimit në interes të publikut.
Mirëpresim shtetet anëtare të IFIAR EWG – Francë (Kryetar), Kanada (Nën-Kryetar), Abu Dhabi, Shqipëri, Tajvani Kinez, Gjermani, Indi, Irlandë, Japoni, Afrikë e Jugut, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
#BMP #IFIAR #Enforcement #AuditQuality #PublicOversight
Rruga Ismail Qemali
Ndërtesa nr. 22, Hyrja 4, Apartamenti nr. 24,
Kati i 5-të Njësia administrative nr. 5.
Kodi postar 1019, Tiranë
© BMP – 2025. Të gjitha të drejtat të rezervuara.