Komisioni i Provimeve të Aftësisë Profesionale njofton të gjithë kandidatët e interesuar për marrjen e titullit Auditues Ligjor (AL) dhe Kontabilist i Miratuar (KM) se afati për dorëzimin e kërkesave dhe dokumentacionit për regjistrimin në provimet e aftësive profesionale të sezonit 2026 shtyhet deri më datë 17 Nëntor 2026.
Dokumentacioni për regjistrim do të pranohet pranë sekretarisë teknike të organizatës profesionale IEKA, në orarin 10:00 – 16:00.
Kriteret dhe procedurat e regjistrimit mbeten të pandryshuara, sipas përcaktimeve të njoftimit fillestar për kandidatët AL dhe KM – Kriteret dhe procedura e regjistrimit 2026.
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës, në përputhje me kriteret e përcaktuara për kategorinë ku aplikojnë (AL ose KM).
Për çdo informacion të mëtejshëm, kandidatët mund t’i referohen njoftimit fillestar dhe dokumentacionit përkatës të publikuar nga IEKA.
Komisioni i Provimeve të Aftësisë Profesionale