Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP) rikujton të gjithë kandidatët e interesuar për marrjen e titullit Auditues Ligjor dhe Kontabilist i Miratuar se vijon të jetë i hapur afati i regjistrimit për sezonin e ri të provimeve të aftësive profesionale 2026.
📅 Afati i regjistrimit: Deri më 13 nëntor 2026
🕙 Orari: 10:00 – 16:00
📍 Sekretaria Teknike, IEKA
Ftojmë të gjithë kandidatët që ende nuk kanë aplikuar të përfundojnë procedurat e regjistrimit brenda afatit të përcaktuar.
📌 Për kalendarin e provimeve dhe informacione të mëtejshme, vizitoni faqen zyrtare të BMP : https://bmp.al/sezoni-2026/