Partnerët

IFIAR – International Forum of Independent Audit Regulators

BMP Anëtar pranë IFIAR – International Forum of Independent Audit Regulators (Forumi Ndërkombëtar i Rregullatorëve të Pavarur të Auditimit).
Në 12 shtator 2011 është miratuar aplikimi i Bordit të Mbikëqyrjes Publike për t’u bërë anëtar i IFIAR – Forumi Ndërkombetar i Mbikëqyrësve Publikë (International Forum of Independent Audit Regulators).

Objektivat e IFIAR janë:

-Të shkëmbejnë njohuritë dhe eksperiencën në fushën e auditimit me qëllim kryesor kontrollin e cilësisë së audituesve dhe firmave të auditimit.
-Të promovojnë bashkëpunimin në aktivitetin rregullues midis anëtarëve të IFIAR.
-Mundësimi i një platforme dialogu me organi

SECO- State Secretariat for Economic Affairs


SECO, Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike, është qendra qeveritare e ekselencës për politikën ekonomike dhe tregun e punës. Ai kontribuon në rritjen e qëndrueshme ekonomike, shkallën e lartë të punësimit dhe kushte të drejta të punës, duke krijuar kuadrin e nevojshëm rregullator, ekonomik si dhe të politikës së jashtme. Partneriteti me SECO mbështet përforcimin e kuadrit rregullator, promovimin e transparencës dhe integritetit profesional, si dhe përmirësimin e praktikave të auditimit ligjor në përputhje me standardet ndërkombëtare.

CFRR – The World Bank


Qendra e Reformave për Raportimin Financiar (CFRR), pjesë e praktikës Globale te Qeverisjes së Bankes Botrore, punon me vende si në Europë dhe në Azinë Qëndrore për të zbatuar praktikat dhe standartet e mirëqeverisjes së korporatave dhe raportimit financiar te tyre. CFRR ofron një sërë vlerësimesh diagnostikuese, asistencë teknike, njohuri dhe shërbime në fushat e auditimit, kontabilitetit, raportimit financiar dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare në këto fusha. Partnerët përfshijnë Bashkimin Europian, Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim, Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike dhe Ministrinë Federale të Financave të Republikës së Austrisë. CFRR u krijua ne vitin 2007. Ajo e ka selinë në Vjenë, Austri ku u nënshkrua “marveshja e vendeve” në 21 Korrik 2010 midis Bankës Boterore dhe Shetit Austriak.
Programet e menaxhuara nga CFRR ofrojnë këshilla profesionale, njohuri dhe asistencë për zhvillimin e kapaciteteve, shërbime analitike, zhvillim të njohurive, asistencë teknike dhe forcim institucional në fushat e raportimit financiar të korporatave.
Programet:

Objektivi i zhvillimit të Programit Rajonal për Përmirësimin e Kontabilitetit, Auditimit dhe Raportimit të Qëndrueshmërisë (EAASURE) është të përmirësojë praktikat e raportimit financiar korporativ dhe të mbështesë miratimin dhe zbatimin e raportimit të qëndrueshmërisë në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Programi ofron mbështetje për reformat e vazhdueshme në raportimin financiar dhe atë të qëndrueshmërisë korporative në disa vende:
Armenia, Azerbajxhan, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Gjeorgji, Kosovë, Moldavi, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Ukrainë.
EAASURE trajton pesë aspekte tematike:
(i) kuadrin rregullator;
(ii) raportimin e qëndrueshmërisë;
(iii) monitorimin dhe vlerësimin;
(iv) forcimin e kapaciteteve institucionale;
(v) ndërmarrjet shtetërore.

Programi bashkëfinancohet nga Ministria e Financave e Austrisë, Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe
Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).
EAASURE u lançua zyrtarisht në maj 2024 dhe do të zbatohet deri në dhjetor 2028.

Programi “Rruga drejt Europës për Reformën e Kontabilitetit dhe Forcimin Institucional për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme – REPARIS for SMEs” synon të mbështesë:
(i) përmirësimin e mëtejshëm të qasjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në Ballkanin Perëndimor ndaj shërbimeve profesionale të
kontabilitetit dhe menaxhimit financiar; dhe
(ii) përafrimin e kuadrit të raportimit financiar të ndërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor me direktivat dhe rregulloret përkatëse të Bashkimit Evropian.
Përfitues janë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Programi REPARIS for SMEs vjen si vazhdim i programit të përfunduar EU-REPARIS (2015–2019) dhe po zbatohet nga Banka Botërore për Reformën e Raportimit Financiar (CFRR) me qendër në Vjenë, Austri, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrat e Bankës Botërore në vendet përfituese. CFRR mbështet qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes trajnimeve, aktiviteteve të të nxënit, asistencës teknike për zyrtarë publikë, rregullatorë, kontabilistë, auditues, Organizata Profesionale të Kontabilitetit (PAOs), Organizata Mbështetëse të Biznesit (BSOs) dhe Dhoma të Tregtisë (CoCs).