Kjo rregullore përcakton rregullat dhe procedurat për organizimin, funksionimin e Komitetit të Regjistrimit të audituesve ligjorë dhe shoqërive audituese, si edhe mbikëqyrjen e respektimit të rregullave gjatë procesit të regjistrimit në Regjistrin Publik të audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit, në lidhje me numrin e identifikimit të audituesve ligjorë në regjistër, procedurat që zbatohen për regjistrimin e audituesve ligjorë dhe shoqërive audituese, si dhe procedurat e mbajtjes dhe përditësimit të regjistrit publik nga organizata profesionale e audituesve ligjorë.

Palët e interesuara janë të ftuar për të paraqitur komentet dhe sugjerimet e tyre për këtë projekt- rregullore, brenda datës 17.11.2025, në adresën e emailit: info@bmp.al.