Kjo rregullore përcakton kërkesat ligjore, parimet dhe procedurat për investigimin dhe vendosjen e masave disiplinore nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike, me qëllim mbrojtjen e interesit publik, zbulimin, korrigjimin dhe parandalimin e shkeljeve dhe sjelljeve të papajtueshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë së auditimit ligjor dhe raportimin e qëndrueshmërisë, si dhe rregullon përbërjen e funksionimin e komisioneve të investigimit dhe disiplinës.

Palët e interesuara janë të ftuar për të paraqitur komentet dhe sugjerimet e tyre për këtë projekt- rregullore, brenda datës 25.08.2025, në adresën e emailit: info@bmp.al.