CFRR – The World Bank

Qendra e Reformave për Raportimin Financiar (CFRR), pjesë e praktikës Globale të Qeverisjes së Bankës Botërore, punon me vende si në Europë dhe në Azinë Qendrore për të zbatuar praktikat dhe standartet e mirëqeverisjes së korporatave dhe raportimit financiar të tyre.

Për të lexuar materialin e plotë klikoni këtu ose  vizitoni faqen zyrtare .

Programi EAASURE

Objektivi i zhvillimit të Programit Rajonal për Përmirësimin e Kontabilitetit, Auditimit dhe Raportimit të Qëndrueshmërisë (EAASURE) është të përmirësojë praktikat e raportimit financiar korporativ dhe të mbështesë miratimin dhe zbatimin e raportimit të qëndrueshmërisë në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.
Programi ofron mbështetje për reformat e vazhdueshme në raportimin financiar dhe atë të qëndrueshmërisë korporative në disa vende:
Armenia, Azerbajxhan, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Gjeorgji, Kosovë, Moldavi, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Ukrainë.
EAASURE trajton pesë aspekte tematike:
(i) kuadrin rregullator;
(ii) raportimin e qëndrueshmërisë;
(iii) monitorimin dhe vlerësimin; (iv)
forcimin e kapaciteteve institucionale;
dhe (v) ndërmarrjet shtetërore.
Programi bashkëfinancohet nga Ministria e Financave e Austrisë, Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).
EAASURE u lançua zyrtarisht në maj 2024 dhe do të zbatohet deri në dhjetor 2028.