Objektivi i zhvillimit të Programit Rajonal për Përmirësimin e Kontabilitetit, Auditimit dhe Raportimit të Qëndrueshmërisë (EAASURE) është të përmirësojë praktikat e raportimit financiar korporativ dhe të mbështesë miratimin dhe zbatimin e raportimit të qëndrueshmërisë në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.
Programi ofron mbështetje për reformat e vazhdueshme në raportimin financiar dhe atë të qëndrueshmërisë korporative në disa vende: Armenia, Azerbajxhan, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Gjeorgji, Kosovë, Moldavi, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Ukrainë.
EAASURE trajton pesë aspekte tematike: (i) kuadrin rregullator; (ii) raportimin e qëndrueshmërisë; (iii) monitorimin dhe vlerësimin; (iv) forcimin e kapaciteteve institucionale; dhe (v) ndërmarrjet shtetërore.
Programi bashkëfinancohet nga Ministria e Financave e Austrisë, Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).
EAASURE u lançua zyrtarisht në maj 2024 dhe do të zbatohet deri në dhjetor 2028.
Programi “Rruga drejt Evropës për Reformën e Kontabilitetit dhe Forcimin Institucional për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme – REPARIS for SMEs” synon të mbështesë:
(i) përmirësimin e mëtejshëm të qasjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në Ballkanin Perëndimor ndaj shërbimeve profesionale të kontabilitetit dhe menaxhimit financiar; dhe
(ii) përafrimin e kuadrit të raportimit financiar të ndërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor me direktivat dhe rregulloret përkatëse të Bashkimit Evropian.
Përfitues janë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Programi REPARIS for SMEs vjen si vazhdim i programit të përfunduar EU-REPARIS (2015–2019) dhe po zbatohet nga Banka Botërore për Reformën e Raportimit Financiar (CFRR) me qendër në Vjenë, Austri, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrat e Bankës Botërore në vendet përfituese. CFRR mbështet qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes trajnimeve, aktiviteteve të të nxënit, asistencës teknike për zyrtarë publikë, rregullatorë, kontabilistë, auditues, Organizata Profesionale të Kontabilitetit (PAOs), Organizata Mbështetëse të Biznesit (BSOs) dhe Dhoma të Tregtisë (CoCs).