- Rruga Ismail Qemali
Bordi i Mbikëqyrjes Publike, me statusin e një autoriteti rregullator të pavarur, u krijua për të realizuar mbikëqyrjen publike dhe për të siguruar që audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit janë subjekt i një sistemi që jep siguri për cilësinë. Mbikëqyrja e profesionit të audituesve ligjorë dhe shoqërive audituese realizohet nga bordi i mbikëqyrjes publike, si drejtpërdrejt, duke mbikëqyrur të gjithë audituesit ligjorë dhe shoqëritë audituese, ashtu edhe përmes mbikëqyrjes së veprimtarisë së organizatës profesionale të audituesve ligjorë.
Qëllimi i sistemit të mbikëqyrjes publike të audituesve ligjorë dhe të shoqërive audituese është të rrisë sigurinë, që auditimet ligjore kryhen në një mjedis transparent, të kontrolluar dhe të kujdesshëm e në shërbim të interesit publik.
Përgjegjësitë
Mbikëqyrja publike e audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit, organizatave profesionale të audituesve ligjorë si dhe organizatave profesionale të kontabilistëve të miratuar në shërbim të interesit publik.
Rruga Ismail Qemali
Ndërtesa nr. 22, Hyrja 4, Apartamenti nr. 24,
Kati i 5-të Njësia administrative nr. 5.
Kodi postar 1019, Tiranë
© BMP – 2025. Të gjitha të drejtat të rezervuara.