Workshop i IFIAR mbi Masat Shtrënguese – 15-16 Tetor 2025, Johannesburg, Afrikë e Jugut

October 15, 2025 - October 16, 2025

Përfaqësuesit e Bordit të Mbikëqyrjes Publike morën pjesë në Workshopin e IFIAR mbi Zbatimin e Masave Disiplinore (Enforcement Workshop), organizuar në Johannesburg, Afrikë e Jugut — një forum i rëndësishëm global që synon forcimin e koordinimit ndërkombëtar për investigimin dhe masat disiplinore, me qëllim rritjen e cilësisë së auditimit dhe mbrojtjen e interesit të publikut.

Ky event mblodhi së bashku profesionistë të masave shtrënguese të autoriteteve rregullatore të auditimit nga e gjithë bota, për të ndarë përvojat praktike, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve profesionale dhe rritjen e efektivitetit të masave shtrënguese.

BMP u përfaqësua në dy panele prezantimi lidhur me çështjet e masave shtrënguese dhe investigimit, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të BMP për forcimin e sistemit të mbikëqyrjes.