Forumi rajonal për “Mbikëqyrjen e Auditimit”

Tirana mirëpret forumin rajonal për “Mbikëqyrjen e Auditimit”, vlerësohet roli i #BMP për reformat dhe integrimin në #BE

Në datat 09- 10 Dhjetor 2025 u zhvillua për herë të parë në Tiranë Forumi IV rajonal për sigurimin e cilësisë së auditimit, duke patur në fokus Shqipërinë si rast suksesi, si dhe praktikat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Forumi me temë “Progresi i Reformave të Mbikëqyrjes së Auditimit”, organizuar nga Qendra Bankës Botërore për Reformën e Raportimit Financiar dhe të Qëndrueshmërisë (CFRR), ka si qëllim kryesor përmirësimin e cilësisë së auditimit në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet të mësuarit, shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit rajonal.

Z. Dritan Fino, Kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike, në fjalën e tij, theksoi se kuadri rregullator i Shqipërisë është rishikuar dhe zhvilluar plotësisht në përputhje me kuadrin evropian të auditimit dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Reforma e BMP krijoi qëndrueshmëri afatgjatë në kryerjen e kontrolleve të sigurimit të cilësisë të bazuar në risk, dhe sot numërojmë më shumë se 150 kontrolle të kryera bazuar në këtë qasje”.

Më tej, kreu i BMP përcolli mesazhin e rëndësishëm: “Udhëtimi ynë i shkurtër deri më tani tregon një të vërtetë të thjeshtë: mbikëqyrja e fortë nuk është ndëshkuese, por është transformuese.
Në Shqipëri, profesioni ka pranuar që cilësia nuk është opsionale, por është thelbësore”.

#BordiMbikëqyrjesPublike #Kontabilist #Auditues #Shqipëria #Rajoni #BankaBotërore #CFRR #SME #Trust