- Rruga Ismail Qemali
Në datën 3 Shkurt 2023, u zhvillua në Bruksel takimi Bilateral për Kapitullin 6 “Legjislacioni për shoqëritë tregtare”, midis delegacionit përfaqësues të Bordit të Mbikëqyrjes Publike dhe ekspertëve të Delegacionit të Këshillit të Europës.
Kryetari i BMP, z. Dritan Fino, së bashku me znj. Erjola Vejzati, Drejtor Ekzekutiv i Komanduar i BMP, dhe Specialisten për Çështjet Ligjore, znj. Klea Rodhani, morën pjesë në takimin bilateral për Kapitullin 6 “Legjislacioni për shoqëritë tregtare”, në kuadër të procesit negociues për integrimin e vendit në BE.
Në këtë takim u prezantuan statusi i përafrimit të legjislacionit për raportimin financiar dhe auditimin, si edhe strategjitë e planifikuara për të harmonizuar më tej me kërkesat e #acquis Communautaire.
Rruga Ismail Qemali
Ndërtesa nr. 22, Hyrja 4, Apartamenti nr. 24,
Kati i 5-të Njësia administrative nr. 5.
Kodi postar 1019, Tiranë
© BMP – 2025. Të gjitha të drejtat të rezervuara.