- Rruga Ismail Qemali
25-vjetori i IKM!
Kryetari Dritan Fino: BMP, rol kyç në transformimin e profesionit të kontabilistit
Përvjetori i krijimit të Institutit të #Kontabilistëve të Miratuar e gjen organizatën dhe komunitetin që përfaqëson më të forcuar, rritur dhe profesional, duke luajtur një rol thelbësor në integritetin financiar të vendit.
Kryetari i Bordit të Mbikëqyrjes Publike, z. Dritan Fino, përcolli disa mesazhe të vlefshme tek të pranishmit në konferencën jubilare “25 vite IKM – sfidat dhe perspektiva”, duke theksuar se, rregullimi dhe mbikëqyrja e ushtrimit të profesionit të kontabilistëve të miratuar ishte e #domosdoshme për rritjen e cilësisë së raportimit financiar.
Rruga e ndjekur përmes rregullimit dhe mbikëqyrjes ka kontribuar që:
- të forcohet zbatimi i #standardeve profesionale dhe etike të profesionit;
- të rritet #cilësia dhe besueshmëria e shërbimeve të kontabilitetit dhe roli i kontabilistit të miratuar;
- të rritet #ndërgjegjësimi për rëndësinë e edukimit të vijueshëm profesional; si dhe
- të #konsolidohet pozicioni i profesionit përballë sfidave të tregut dhe ekonomisë moderne.
“Reformat e viteve të fundit, të ndërmarra nga Ministria e Financave e #BMP të mbështetura edhe nga partnerët ndërkombëtarë, kanë krijuar një bazë më të fortë për zhvillimin e profesionit, për përmirësimin e qeverisjes së organizatave profesionale dhe për garantimin e integritetit të praktikës kontabël në vend”, deklaroi Kryetari i BMP.
Sipas z. Fino, këto janë rezultate që i përkasin të gjithëve: kontabilistëve të miratuar, IKM, institucioneve publike dhe BMP-së, në cilësinë e autoritetit rregullator përgjegjës për mbrojtjen e interesit publik.
Bordi i Mbikëqyrjes Publike do të mbetet plotësisht i angazhuar të mbështesë proceset e mëtejshme të forcimit të profesionit të kontabilistit, duke garantuar një sistem mbikëqyrjeje të pavarur, profesional dhe të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.