-

Sezoni 2025.

NJOFTIM PËR SHTYRJEN E DATËS SË PROVIMIT “PROCEDURAT E PUNËS PËR AUDITIMIN E PASQYRAVE FINANCIARE, SIPAS KËRKESAVE TË STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT”!

Të nderuar kandidatë,

Ju bëjmë me dije se, për shkak të protestave të paralajmëruara dhe situatës aktuale në vend, provimi me temë “Procedurat e punës për auditimin e pasqyrave financiare, sipas kërkesave të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit”, i planifikuar për t’u zhvilluar ditën e Shtunë, më datë 17 tetor 2026, do të shtyhet për ditën e Diel, më datë 18 tetor 2026, në orarin 10:00–14:00.
Provimi do të zhvillohet pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, me adresë: Bulevardi Gjergj Fishta 52, Tiranë.
Ky vendim është marrë me qëllim garantimin e kushteve sa më të përshtatshme për zhvillimin normal të provimit, si dhe shmangien e vështirësive të mundshme në lëvizjen e kandidatëve.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, si dhe ju urojmë suksese në provim!

Me respekt,
Bordi i Mbikëqyrjes Publike