Në javët e fundit janë shpërndarë në mënyrë anonime informacione të rreme, shantazhuese dhe shpifje me qëllim cenimin e imazhit të profesionit të auditimit ligjor. Gjithashtu, në adresa zyrtare dhe private ka qarkulluar një listë e cila referohet si lista e fituesve të provimeve të aftësimit profesional për sezonin 2023. Në rast se kjo listë rezulton e vërtetë, ajo përmban të dhëna personale të cilat janë të mbrojtura nga legjislacioni në fuqi.

BMP, në bashkëpunim me IEKA dhe KPAP, po ndërmarrin hapat e nevojshëm për identifikimin e përgjegjësive dhe llogaridhënien nga personat e përfshirë.

BMP i udhëhequr nga parimet e transparencës dhe integritetit, mbetet i përkushtuar për të vijuar punën në përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së profesionit, si dhe në forcimin e reputacionit dhe besimit në fushën e auditimit ligjor dhe kontabilistit të miratuar në vendin tonë.