Kandidatët pjesëmarrës në provimet për të përfituar titullin Auditues Ligjor ose Kontabilist i Miratuar, kanë të drejtën e ankimimit për rishikimin administrativ të testimit. Kërkesa për rishikim duhet të shoqërohet me dëshminë e kryerjes së pagesës për rishikim e cila është sa gjysma e tarifës së provimit dhe kryhet në të njëjtën llogari bankare ku kandidatët kanë kryer pagesat e tarifave të provimeve.

 

Ankimi bëhet me shkrim pranë sekretarisë teknike të KPAP-së duke vënë për dijeni BMP, ose drejtpërdrejtë pranë strukturës mbështetëse të BMP-së.

 

Procesi i rishikimit administrativ kryhet nga persona të përzgjedhur prej strukturës mbështetëse ose ekspertëve të jashtëm, dhe përfshin rishikimin e të gjithë procesit administrativ të lidhur me vlerësimin e kandidatit i cili ka ankimuar rezultatin dhe shpalljen e rezultatit nga KPAP. Në procesin e rishikimit administrativ përfshihet një kopje e procesverbalit përmbledhës të vlerësimit nga secili korrigjues dhe bëhet ri-përllogaritja e pikëve për secilin kandidat, dhe verifikimin e fletoreve dhe numrit të ushtrimeve të plotësuara nga secili kandidat që ka ankimuar procesin.

 

Për çdo paqartësi, lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në adresën info@bmp.al | kpap@bmp.al  & numrin e kontaktit +3554 562 84 41.

Ju urojmë suksese!