Bordi i Mbikëqyrjes Publike  po rishikon kuadrin rregullator të lidhur me procesin e provimeve të aftësive profesionale në mbështetje të rekomandimeve të ardhura nga z.Brookfield ekspert në proceset e certifikimit të profesionistëve kontabël pranë ICAEW si dhe ekspert i angazhuar nga Banka Botërore. BMP ka vendosur që të gjitha proceset e lidhura me certifikimin dhe trajnimin e kandidatëve të nisin mbas ndryshimit të kuadrit rregullator, amendime të cilat do të jenë në fuqi jo më vonë se muaji Korrik 2020. Për të realizuar këtë proces në mbështetje dhe të kalendarit të punës së sugjeruar nga z.Brookfield do të krijohet një grup pune me eskpertë nga të gjitha institucionet publike dhe private si dhe ato ndërkombëtare të lidhura me profesionin kontabël.

Gjithashtu ,duke shfrytëzuar këtë njoftim, duam të theksojmë se vetëm organizatat KM të miratuara dhe të njohura nga BMP kanë të drejtë të kryejnë kurse profesionale në mbështetje të dispozitave ligjore. Këto kurse do të zhvillohen mbas amendimeve përkatëse dhe pas miratimit të kurrikulave, programeve dhe lektorëve në mbështetje të akteve rregullatore të BMP dhe organizatave profesionale të kontabilistëve të miratuar të njohur nga Bordi i Mbikqyrjes Publike.

Cdo person që aspiron të përfshihet si kandidat për këto procese lutet të informohet pranë BMP-së për organizatat e njohura me ligj të cilat kanë të drejtë ligjore për të kryer këto procese. Theksojmë se, ndjekja e kurseve pa siguruar më parë plotësimin e kërkesave, bazuar mbi kuadrin rregullator dhe ligjor në fuqi, i jep të drejtë BMP mosnjohjen e procesit, kurse organizata/individi humbet të drejtën për të hyrë në provimet profesionale.

Duke ju falenderuar!

Bordi i Mbikëqyrjes Publike

Suksese