Njoftim për Dorëzimin e Raportimit të Angazhimeve për Audituesit ligjorë/Shoqëritë e auditimit

Afati i dorëzimit: 30 Janar 2026

Në zbatim të ligjit Nr.10091 datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar, Rregullores “Për procedurat dhe rregullat e mbledhjes së të ardhurave të Bordit të Mbikëqyrjes Publike”, Rregullores “Për procedurat e kryerjes së kontrollit të sigurimit të cilësisë, organizimin dhe funksionimin e sistemit për sigurimin e cilësisë të audituesve ligjorë dhe të shoqërive të auditimit” audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit që kryejnë auditime ligjore  të njësive ekonomike me interes publik, si dhe të njësive ekonomike që nuk janë me interes publik, janë objekt i kontrollit të cilësisë nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.

Bazuar në aktet ligjore dhe rregullatore të sipërcituara dëshirojmë t’ju kujtojmë se audituesit ligjorë dhe shoqëritë audituese të regjistruara në regjistrin publik ose që kanë qenë të regjistruara përkohësisht në regjistrin publik përgjatë periudhës së raportimit se duhet të raportojnë dhe dorëzojnë pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike brenda datës 30 Janar 2026, informacionin për mënyrën sesi audituesit ligjorë dhe shoqëritë audituese i përmbushin detyrimet e tyre, gjatë auditimit ligjor në kuadër të kontrollit të sigurimit të cilësisë, për periudhën e raportimit që fillon më 01.01.2025 deri në 31.12.2025, sipas formatit të Raportimit të Angazhimeve.

Ky informacion duhet të dorëzohet brenda datës 30 Janar 2026 në formë elektronike (Excel) në adresat e postës elektronike: info@bmp.al dhe erjola.vejzati@bmp.al , si dhe në formë shkresore pranë zyrave të Bordit të Mbikëqyrjes Publike.

Mosdhënia e informacionit brenda afatit të sipërcituar është subjekt i masës disiplinore e përcaktuara në shkronjën “a” (v), pika 5 e nenit 55 të ligjit 10091/2009, për auditimin, i ndryshuar dhe në shkronjën “a” (v), pika 3 e nenit 21 të rregullores për investigimin dhe procedurat për marrjen e masave disiplinore.

Struktura Mbështetëse | BORDI I MBIKËQYRJES PUBLIKE