Të nderuar kandidatë,

Ju bëjmë me dije se, për shkak të protestave të paralajmëruara dhe situatës aktuale në vend, provimi me temë “Procedurat e punës për auditimin e pasqyrave financiare, sipas kërkesave të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit”, i planifikuar për t’u zhvilluar ditën e Shtunë, më datë 17 tetor 2026, do të shtyhet për ditën e Diel, më datë 18 tetor 2026, në orarin 10:00–14:00.
Provimi do të zhvillohet pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, me adresë: Bulevardi Gjergj Fishta 52, Tiranë.
Ky vendim është marrë me qëllim garantimin e kushteve sa më të përshtatshme për zhvillimin normal të provimit, si dhe shmangien e vështirësive të mundshme në lëvizjen e kandidatëve.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, si dhe ju urojmë suksese në provim!

Me respekt,
Public Oversight Board