BMP në Forumin e Raportimit Financiar në Vjenë

Në datat 5-6 Tetor 2026, përfaqësues të BMP morën pjesë në Forumin e Raportimit Financiar, të zhvilluar në Vjenë, një platformë e rëndësishme ndërkombëtare për zhvillimet në fushën e raportimit financiar dhe përafrimin me standardet ndërkombëtare.

Forumi mblodhi ekspertë të lartë nga BE dhe më gjerë duke ofruar një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e eksperiencave, njohurive dhe praktikave më të mira në fushën e raportimit financiar dhe profesionit të kontabilitetit.

Pjesëmarrja e BMP-së në këtë forum ndërkombëtar dëshmon angazhimin e institucionit për zhvillimin profesional, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përafrimin e praktikave profesionale me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

BMP vijon të mbështesë zhvillimin e profesionit dhe forcimin e standardeve të larta profesionale, në përputhje me praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare.