Të nderuar,
Ju bëjmë me dije se, për shkak të një problematike teknike ndërkombëtare që ka prekur shërbimet e Microsoft, aktualisht mund të ketë vështirësi në komunikimin përmes postës elektronike.
Ju sigurojmë se, me rikthimin e shërbimeve të gjitha emailet e dërguara do të shqyrtohen dhe do të merren në konsideratë, duke garantuar që afatet përkatëse për çdo rast të respektohen dhe që asnjë person apo subjekt i interesuar të mos penalizohet për vonesa të shkaktuara nga kjo problematikë teknike.
Për çdo komunikim të mëtejshëm, të interesuarit mund të paraqiten pranë zyrave të BMP-së ose të na kontaktojnë përmes kanaleve tona në Facebook dhe LinkedIn.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!
Public Oversight Board