Kjo rregullore përcakton procedurat, metodologjinë, kërkesat dhe rregullat për sigurimin dhe rishikimin e cilësisë nga audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit, mbikëqyrjen nga BMP për mbrojtjen e interesit publik, respektimin e ligjit dhe kodit të etikës, transferimin e informacionit, përmbajtjen e raporteve të auditimit dhe të dhënies së sigurisë për raportimin e qëndrueshmërisë, si dhe raportimin në komitetin e auditimit.
Palët e interesuara janë të ftuar për të paraqitur komentet dhe sugjerimet e tyre për këtë projekt- rregullore, brenda datës 25.08.2025, në adresën e emailit: info@bmp.al.