- Ismail Qemali Street
Ne bazë të Vendimit Nr. 21 datë 16.10.2025 të Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP) njoftojmë se: “Bazuar në nenin 18, pika 2 e ligjit nr.10091 dhe në nenin 9, pika 13 të rregullores nr.2 të BMP-së, për shkak të problemeve me infrastrukturën dhe me qëllim mbarëvajtjen e procesit, kalendari i provimeve përfundimtare të aftësive profesionale (PPAP), duke filluar nga provimi i datës 18 tetor 2025 dhe në vazhdim, do të shtyhet në një datë të mëvonshme”.
Sa më sipër sqarojmë se çdo regjistrim dhe pagesë e kryer deri në këtë moment do të njihet për vijimësinë e procesit.
KOMISIONI I PROVIMEVE TË AFTËSIVE PROFESIONALE (KPAP)