Board Meetings

Janar 2025 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi delegimin e kryerjes së kontrollit për sigurimin e cilësisë për auditimet e njësive ekonomike jo me interes publik tek organizata profesionale e audituesve ligjorë (IEKA);
  • Mbi delegimin e ankesës për investigim paraprak pranë organizatës profesionale të kontabilistëve të miratuar;
  • Mbi miratimin e Raportit Vjetor të veprimtarisë së Komisionit të Investigimit dhe Disiplinës (KIDB) të Bordit të Mbikëqyrjes Publike për vitin 2024.

Shkurt 2025 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e masës së kontributit të organizatës profesionale të audituesve ligjorë dhe organizatave profesionale të kontabilistëve të miratuar për llogari të BMP.
  • Mbi raportin vjetor të veprimtarisë së BMP për vitin 2024.

Mars 2025 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi planin e punës lidhur me hartimin e akteve nënligjore në kuadër të ndryshimeve të ligjit për auditimin;
  • Mbi dorëzimin e aplikimit për statusin anëtar vëzhgues në Komitetin e Autoriteteve Evropiane të Mbikëqyrjes së Auditimit (CEAOB);
  • Mbi raportin vjetor të veprimtarisë së BMP për vitin 2024.

Prill 2025 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e Raportit Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Mbikëqyrjes Publike për vitin 2024;
  • Mbi miratimin e ndryshimeve në Statutin e Bordit të Mbikëqyrjes Publike;
  • Mbi miratimin e pasqyrave financiare të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP) për vitin e mbyllur më 31 Dhjetor 2024;
  • Mbi ecurinë e zbatimit të planit të punës për disa shtesa dhe ndryshime në aktet nënligjore të BMP në kuadër të ndryshimeve ligjore.

Maj 2025 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi shpalljen e detyrueshme për zbatim të kërkesave përkatëse të Kodit të Etikës të Bordit Ndërkombëtar të Standardeve të Etikës të Profesionistëve Kontabël të publikuara nga FNK në Manualin e Kodit Ndërkombëtar të Etikës për Profesionistët Kontabël përfshirë Standardet Ndërkombëtare të Pavarësisë, Botimi 2023, për periudhat e përcaktuara në këtë botim;
  • Mbi shpalljen e detyrueshme për zbatim të standardeve ndërkombëtare të auditimit dhe sigurisë nga audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit;
  • Mbi ngritjen e Komisionit Ligjor pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike;
  • Diskutim lidhur me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë.

Qershor 2025 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e programit të provimeve përfundimtare të aftësive profesionale për marrjen e titullit “Kontabilist i Miratuar” dhe “Auditues Ligjor”, për disiplinat përkatëse, për sezonin e vitit 2025;
  • Mbi miratimin e raportit përmbledhës dhe rezultatet e vlerësimit të raporteve të kontrollit të sigurimit të cilësisë të realizuar pranë audituesve ligjorë/ shoqërive të auditimit;
  • Mbi ngritjen e Komisionit të Investigimit dhe Disiplinës pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike (KIDB);
  • Diskutim lidhur me Draft – rregulloren “Për procedurat dhe rregullat e mbledhjes së të ardhurave të Bordit të Mbikëqyrjes Publike”.

Korrik 2025 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime:

  • Lidhur me Draft-rregulloren “Për procedurat dhe rregullat e mbledhjes së të ardhurave të Bordit të Mbikëqyrjes Publike”;
  • Lidhur me Draft – rregulloren “Për procedurat dhe metodologjinë e kontrollit të cilësisë së auditimit ligjor”;
  • Lidhur me Draft – rregulloren “Për investigimin dhe procedurat e marrjen e masave disiplinore”.

Gusht 2025 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  1. Mbi miratimin e Rregullores “Për procedurat dhe rregullat e mbledhjes së të ardhurave të bordit të mbikëqyrjes publike”;
  2. Diskutim lidhur me Draft – rregulloren “Për procedurat dhe metodologjinë e kontrollit të cilësisë së auditimit ligjor”;
  3. Diskutim lidhur me Draft – rregulloren “Për investigimin dhe procedurat e marrjen e masave disiplinore”;
  4. Diskutim lidhur me Draft-marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet BMP, IEKA dhe ACCA.

Shtator 2025 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e shoqërisë së auditimit, për kryerjen e angazhimit të auditimit të pasqyrave financiare të BMP për periudhën e mbyllur më 31 Dhjetor 2024;
  • Mbi miratimin e Rregullores “Për investigimin dhe procedurat për marrjen e masave disiplinore”;
  • Mbi miratimin e Rregullores “Për procedurat e kryerjes së kontrollit të sigurimit të cilësisë, organizimin dhe funksionimin e sistemit për sigurimin e cilësisë të audituesve ligjorë dhe të shoqërive të auditimit”.

Tetor 2025 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e raportit përmbledhës dhe rezultatet e vlerësimit të raporteve të kontrollit të sigurimit të cilësisë të realizuar pranë audituesve ligjorë/ shoqërive të auditimit;
  • Diskutim lidhur me Draft – rregulloren “Rregullore për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërinstitucional brenda dhe jashtë vendit”;
  • Diskutim lidhur me Draft– rregulloren “Për organizimin dhe funksionimin e komitetit të regjistrimit dhe përditësimin e regjistrit publik”.

Nëntor 2025 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e masës së kontributit të organizatës profesionale të audituesve ligjorë dhe organizatave profesionale të kontabilistëve të miratuar;
  • Mbi përcaktimin e përmbajtjes së dokumentacionit që paraqitet për regjistrimin e audituesve ligjorë të huaj dhe të shoqërive të huaja të auditimit në regjistrin publik të audituesve ligjorë;
  • Mbi miratimin e Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit të Regjistrimit dhe përditësimin e regjistrit publik”;
  • Mbi miratimin e Rregullores “Për organizimin, funksionimin dhe organikën e strukturës mbështetëse të Bordit të Mbikëqyrjes Publike”;
  • Mbi miratimin e Rregullores “Për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërinstitucional brenda dhe jashtë vendit”;
  • Mbi miratimin e metodologjisë së brendshme të vlerësimit të raportit përfundimtar të kontrollit të sigurimit të cilësisë;
  • Diskutime mbi miratimin e Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP) me statusin e anëtarit vëzhgues në nivel Plenar në Komitetin e Autoriteteve Evropiane të Mbikëqyrjes së Auditimit (CEAOB), mbledhjen e 29-të Plenare të zhvilluar në Bruksel më 18–19 Nëntor 2025;
  • Mbi miratimin e formatit të regjistri publik të audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit;
  • Mbi miratimin e buxhetit të Bordit të Mbikëqyrjes Publike për vitin 2026.

Dhjetor 2025 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Lidhur me kandidatët që kanë ankimuar rezultatet për provimin e datës 11.10.2025 duke mos konstatuar gabime dhe parregullsi përsa i përket procesit të korrigjimit dhe vlerësimit të kryer nga korrigjuesit;
  • Mbi miratimin e raportit përmbledhës të raporteve të kontrollit të sigurimit të cilësisë për auditimet e njësive ekonomike jo me interes publik të realizuar nga organizata profesionale të audituesve ligjorë (IEKA).

Janar 2024 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e analizës së riskut për audituesit ligjorë/ shoqëritë e auditimit të cilët plotësojnë ciklin 3 vjeçar dhe miratimin e analizës së riskut për audituesit ligjorë/ shoqëritë e auditimit të cilët plotësojnë ciklin 2- 4 vjeçar.
  • Mbi miratimin e programit të provimeve përfundimtare të aftësive profesionale për marrjen e titullit “Kontabilist i Miratuar” dhe “Auditues Ligjor”.
  • Mbi kërkesat për përjashtim nga detyrimi për të kryer praktikën profesionale.

Shkurt 2024 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e Raportit Vjetor të veprimtarisë së Komisionit të Investigimit dhe Disiplinës (KIDB) të Bordit të Mbikëqyrjes Publike për vitin 2023;
  • Mbi miratimin e masës së kontributit të organizatës profesionale të audituesve ligjorë dhe organizatave profesionale të kontabilistëve të miratuar;
  • Diskutim lidhur me raportin vjetor të veprimtarisë së BMP për vitin 2023.

Mars 2024 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e Raportit Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Mbikëqyrjes Publike për vitin 2023;
  • Mbi miratimin e ndryshimeve për Rregulloren nr. 2, datë 22.02.2018 “Për funksionimin e Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale dhe mbikëqyrjes së procesit të testimit të kandidatëve për auditues ligjor dhe kontabilist të miratuar të Bordit të Mbikëqyrjes Publike”, e ndryshuar;
  • Mbi ngritjen e Komitetit Këshillimor me qëllim forcimin e mjedisit të mbikëqyrjes së auditimit, nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet grupeve të interesit dhe ofrimin e këshillave të vlefshme për Bordin për çështje thelbësore që lidhen me përmirësimin e shërbimeve të auditimit, mbrojtjen e investitorëve, edukimin dhe hyrjen në profesionin e auditimit ligjor, aspektet legjislative dhe rregullatore, forcimin e rolit të komitetit të auditimit.

Prill 2024 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e ndryshimeve për Rregulloren nr. 6, datë 31.05.2018 “Për procedurat e testimit dhe sistemin e vlerësimit në provimin e aftësive profesionale të kandidatëve për auditues ligjor dhe kontabilist i miratuar”, e ndryshuar;
  • Mbi miratimin e pasqyrave financiare të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP) për vitin 2023.

Maj 2024 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  1. Mbi njohjen e organizatës profesionale të kontabilistëve të miratuar – Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH).
  2. Mbi ngritjen e Komisionit të Investigimit dhe Disiplinës (KIDB).

Qershor 2024 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi kërkesat për përjashtim nga detyrimi për të kryer praktikën profesionale;
  • Diskutim mbi propozimet e BMP mbi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10091, date 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar”.

Korrik 2024 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Lidhur me ecurinë e zbatimit të buxhetit të BMP.

Gusht 2024 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Lidhur me kandidatët që kanë ankimuar rezultatet e provimin e datës 08.06.2024/ 22.06.2024/ 29.06.2024 duke mos konstatuar gabime dhe parregullsi përsa i përket procesit të korrigjimit dhe vlerësimit të kryer nga korrigjuesit.

Shtator 2024 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP);
  • Lidhur me organizimin e konferencës së BMP të planifikuar në datën 19 Nëntor 2024.

Tetor 2024 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Lidhur me ecurinë e zbatimit të buxhetit të BMP.

Nëntor 2024 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Lidhur me kandidatët që kanë ankimuar rezultatet për provimin e datës 21.09.2024/ 28.09.2024/ 05.10.2024 duke mos konstatuar gabime dhe parregullsi përsa i përket procesit të korrigjimit dhe vlerësimit të kryer nga korrigjuesit;
  • Diskutim lidhur me delegimin e procesit të kontrollit të cilësisë për njësitë ekonomike jo me interes publik organizatës profesionale të audituesve ligjorë (IEKA).

Dhjetor 2024 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi emërimin e anëtarëve e Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP);
  • Mbi miratimin e raportit përmbledhës dhe rezultatet e vlerësimit të raporteve të kontrollit të sigurimit të cilësisë të realizuar pranë audituesve ligjorë/ shoqërive të auditimit;
  • Mbi miratimin e buxhetit të Bordit të Mbikëqyrjes Publike për vitin 2025.

Janar 2023 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e realizimit të procesit të kontrollit të sigurimit të cilësisë për 6 (gjashtë) subjektet;
  • Mbi miratimin e faktorëve të vlefshëm të riskut;
  • Mbi miratimin e listës emërore të Kontabilistëve të Miratuar dhe Shoqërive të Kontabilitetit të cilët kanë kaluar me sukses procesin e verifikimit ligjor si edhe përmbushin kriteret për ushtrimin e profesionit dhe regjistrimin në Regjistrin Publik.

Shkurt 2023 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi përfundimin e procesit të verifikimit për 6 (gjashtë) subjektet;
  • Mbi miratimin e propozimeve të KIDB;
  • Mbi miratimin e Raportit Vjetor të veprimtarisë së Komisionit të Investigimit dhe Disiplinës (KIDB) të Bordit të Mbikëqyrjes Publike për vitin 2022;
  • Diskutim lidhur me raportin vjetor të veprimtarisë së BMP për vitin 2022.

Mars 2023 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e Raportit Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Mbikëqyrjes Publike për vitin 2022;
  • Mbi ngritjen e Komisionit Ligjor;
  • Mbi delegimin e kërkesës për investigim paraprak pranë Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë (IEKA).

Prill 2023 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi emërimin e anëtarit të Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP);
  • Mbi përjashtimin nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale;
  • Mbi miratimin e pasqyrave financiare të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP) për vitin 2022;

Maj 2023 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi përjashtimin nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale;
  • Mbi emërimin e anëtarëve të Komisionit të Rishikimit.

Qershor 2023 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e propozimeve të përcjella nga KIDB;
  • Diskutim lidhur me disa ndryshime në përcaktimin e notave vlerësuese në përfundim të kontrollit të sigurimit të cilësisë;
  • Diskutim lidhur me procesin e provimeve përfundimtare të aftësive profesionale dhe veprimtarinë e KPAP.

Korrik 2023 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e ndryshimeve mbi procesin e vlerësimit të brendshëm në kuadër të kontrollit të sigurimit të cilësisë
  • Mbi miratimin e planit të inspektimit tematik për PPP/FT për vitin 2022;

Gusht 2023 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Lidhur me procesin e provimeve të aftësive profesionale;
  • Lidhur me komunikimin e përcjellë nga organizata profesionale e kontabilistëve të miratuar.

Shtator 2023 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Lidhur me ecurinë e procesit të kontrollit të cilësisë.

Tetor 2023 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Lidhur me raportin përmbledhës të raporteve të kontrollit të cilësisë të realizuar pranë audituesve ligjorë/ shoqërive të auditimit.

Nëntor 2023 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e raportit përmbledhës dhe rezultateve të vlerësimit të raporteve të kontrollit të sigurimit të cilësisë të realizuar pranë audituesve ligjorë/ shoqërive të auditimit;
  • Diskutim lidhur me propozimin për ngritjen e Këshillit Konsultativ pranë BMP.

Dhjetor 2023 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e buxhetit të Bordit të Mbikëqyrjes Publike për vitin 2024;

Janar 2022 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e propozimit të Këshillit Drejtues të IEKA për honorarët e anëtarëve të komiteteve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar.

Shkurt 2022 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e Kontabilistit të Miratuar që ka kaluar me sukses procesin e verifikimit ligjor si edhe përmbush kriteret për ushtrimin e profesionit dhe regjistrimin në Regjistrin Publik;
  • Mbi ngritjen e Komisionit Ligjor;
  • Mbi miratimin e propozimeve të përcjella nga KIDB;
  • Mbi delegimin e kryerjes së procesit të investigimit nga organizata profesionale;
  • Mbi miratimin e Raportit Vjetor të veprimtarisë së Komisionit të Investigimit dhe Disiplinës (KIDB) të Bordit të Mbikëqyrjes Publike për vitin 2021.

Mars 2022 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e Raportit Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Mbikëqyrjes Publike për vitin 2021;
  • Mbi miratimin e tarifave të regjistrimit dhe për secilin provim në provimet e aftësive profesionale për marrjen e titullit KM dhe AL;
  • Diskutim lidhur me Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK) dhe Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP).

Prill 2022 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e propozimeve të përcjella nga KIDB;
  • Faljen e kamatëvonesave për auditimet e pasqyrave financiare të vitit 2018 për shoqërinë e auditimit, të cilët nuk kanë shlyer brenda afatit detyrimet që lindin nga Rregullore nr. 1/2017, e ndryshuar përkatësisht neni 4, pika 1.

Maj 2022 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e planit të inspektimit tematik për PPP/FT;
  • Diskutim mbi kontabilistët e miratuar në kuadër të procesit të verifikimit.

Qershor 2022 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e propozimeve të përcjella nga KIDB;
  • Mbi delegimin e investigimit të mëtejshëm nga Organizata Profesionale e Audituesve Ligjorë.

Korrik 2022 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi dhënien e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për zgjidhjen e kontratës së punës” për Drejtorin Ekzekutiv të Bordit të Mbikëqyrjes Publike z. Aldo Spahiu;
  • Mbi ngritjen e Komisionit të Investigimit dhe Disiplinës së Bordit të Mbikëqyrjes Publike.

Gusht 2022 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi emërimin në detyrë si Kryetar të Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale z. Bujar Bendo.

Shtator 2022 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi fillimin e procedurave për zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës për Drejtorin Ekzekutiv të Bordit të Mbikëqyrjes Publike z. Aldo Spahiu.

Tetor 2022 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me z. Aldo Spahiu, në pozicionin Drejtor Ekzekutiv pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike;
  • Mbi miratimin e ndryshimeve në Rregulloren nr. 4, datë 29.03.2018 “Për investigimin dhe procedurat për marrjen e masave disiplinore”, e ndryshuar;

Nëntor 2022 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e propozimeve të përcjella nga KIDB;
  • Mbi delegimin e kërkesave për investigim pranë Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë (IEKA);
  • Mbi miratimin se të gjitha subjektet që kanë fituar titullin Kontabilist i Miratuar përgjatë vitit 2019 e në vijim, do të kryejnë procesin e verifikimit të përputhshmërisë ligjore pranë organizatave profesionale në të cilat janë anëtarësuar.

Dhjetor 2022 Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka realizuar diskutime dhe vendim marrje:

  • Mbi miratimin e propozimeve të përcjella nga KIDB;
  • Mbi miratimin e listës emërore të Kontabilistëve të Miratuar dhe Shoqërive të Kontabilitetit të cilët kanë kaluar me sukses procesin e verifikimit ligjor si dhe përmbushin kriteret për ushtrimin e profesionit dhe regjistrimin në Regjistrin Publik;
  • Mbi njohjen e organizatës profesionale të kontabilistëve të miratuar – Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) si anëtare me të drejta të plota pranë IFAC;
  • Mbi miratimin e ndryshimeve për Rregulloren Nr. 5, datë 29.03.2018 “Për organizimin dhe funksionimin e strukturës mbështetëse të Bordit të Mbikëqyrjes Publike”;
  • Mbi miratimin e ndryshimeve në Statutin e Bordit të Mbikëqyrjes Publike;
  • Mbi miratimin e ndryshimeve për Rregulloren Nr. 7, datë 02.10.2018 “Për procedurat dhe metodologjinë e kontrollit të cilësisë së auditimit ligjor”;
  • Mbi miratimin e buxhetit të Bordit të Mbikëqyrjes Publike për vitin 2023.

Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Nr. 29/1 datë 01.12.2021 “Për emërimin dhe mandatimin e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të Mbikëqyrjes Publik”, Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka vendosur:

  • Mbi konstituimin e Bordit të Mbikëqyrjes Publike.