IFIAR- Seminari i 19’të i Inspektimit

ifar_seminar i inspektimit

Më 5-7 Mars, Bordi i Mbikëqyrjes Publike mori pjesë në Seminarin e 19-të të Inspektimit të “International Forum of Independent Audit Regulators” (IFIAR). Ky seminar mblodhi 96 pjesëmarrës nga 36 vende anëtare, duke ofruar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në mbikëqyrjen e auditimit.

Gjatë seminarit, znj. Erjola Vejzati, Drejtor Ekzekutiv i BMP, bashkë-prezantoi me përfaqësuesit e autoritetit rregullator të Francës dhe Arabisë Saudite, ku u shkëmbyen sfidat dhe përvojat e përbashkëta të procesit të inspektimit me rregullatorë të tjerë ndërkombëtarë nga anëtarësia e IFIAR.

Ky seminar riafirmon rëndësinë e bashkëpunimit global për të forcuar cilësinë dhe besueshmërinë e auditimit.